BUNK'GALERI

Festivali i Artit të Ndaluar, edicioni II në Bunk'Art

Festivali i Artit të Ndaluar është rikthyer në Bunk’Art në edicionin e dytë. Në drejtimin e moderatorit Bledi Strakosha edhe këtë vit festivali vjen si për ironi në një prej vendeve simbol të diktaturës komuniste. Në katër ditë do të trajtohet arti i ndaluar nga regjimi i asaj kohe ku nuk mungojnë të ftuarit special. Në takimin e parë mbi letërsinë e ndaluar u diskutua mbi artin e letërsisë së ndaluar, u përcollën vargje kundër regjimit të aurorit  Frederik Reshpja me të ftuar Petrit Palushi, Behar Gjoka, Shpëtim Kelmendi.