BUNK'GALERI

Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe ministrja Ekonomi vizitojnë Bunk'Art

Dhjetra operator turistik nga Shqipëria kanë vizituar Bunk'Art, për të parë nga afër mundësinë që ofron për turizmin e brendshëm por edhe për të huajt.

Pjesë e këtij takimi ka qenë Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, të cilët kanë vizituar Bunkartin.

Bunk'Art-i është marrë ne qëra nga Qendra Ura, e cila është ideatorja e projektit dhe ka realizuar ekspoziten video-muzeale në nëntor-dhjetor 2014.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se hapja e Bunkartit është jehona më e madhe që mund të ketë marrë Shqipëria.

“Bunk’Art-i është një mikro-kozmos i asaj që ndodhi gjatë luftës së ftohtë në Shqipëri. Më vjen mirë që ky atraksion turistik, i cili besoj se duhet vizituar dhe duhet promovuar pa asnjë kompleks, është një aset shumë i rëndësishëm për turizmin në Tiranë, e sidomos për Bashkinë e Tiranës, që gjithashtu gjeneron të ardhura nga vaktet që konsumohen nga taksa e hotelit që paguhet nga çdo turist i huaj që vjen në Tiranë”, tha Veliaj.