Bunkerizimi i Shqipërisë (1975 – 1983)

Në 1971 Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së i kryesuar nga Enver Hoxha filloi projektin e bunkerizimit të Shqipërisë, i cili qëndroi operativ
nga 1975 deri në 1983: në këtë periudhë u planifikuan të ndërtoheshin 221.143 bunkerë, por u ndërtuan "vetëm" 173.371.

Pak a shumë, një në çdo 11 banorë. Gjatë periudhës së ndërtimeve, e cila zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21.000 bunkerë të ndërtuar në vit, vdiqën me qindra ushtarë e civil për shkak të aksidenteve në punë. Ata janë ndër viktimat e komunizmit të cilët edhe sot janë tërësisht të harruar.