BUNK'GALERI

Çelet sezoni i dytë i BUNK'ART

Pas një sezoni të parë të sukseshëm, me mbi 60.000 vizitorë vtëm në 40 ditë, Bunk’Art hapi sezonin e tij të dytë. Ekspozita video – muzeale hapi dyert për publikun ditën e shtunë në 9 prill.

Në këtë sezon të dytë, të intersuarit do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër dokumenta origjinale të periudhës nga pushtimi nazi-fashist deri tek koha e diktaturës, dhomat e përgatitura për të mbrojtur krerët e udhëheqjes komunist në rast sulmi, si dhe mjaft objekte origjinale që i përkasin asaj periudhe.

Bunk’Art, i freskuar me nje design të ri u shndërrua në një ekspozitë historike – kulturore të përhershme, do të përditësohet vazhdimisht dhe do të sjelli risi nga më të ndryshmet në lidhje me jetën shqiptare gjatë kohës së komunizmit.

Ekspozita video – muzeale mund të vizitohet çdo ditë të javes, përveç të hënave. Oraret e hapjes pranverë dhe verë do jenë 09:00 – 17:00, kurse gjatë vjeshtë – dimër do jenë 09:00 – 15:30.