BUNK'GALERI

Hyrje e re për BUNK'ART

Në datën 9 Prill 2016 Bunk’Art u rihap për publikun me një hyrje komplet të re duke shtuar kështu, që në fillim, eksperiencën e përjetueshme në këtë ekspozitë unike.

Një nga tunelet ekzistuese, pas një restaurimi dhe modernizimi është kthyer në hyrjen kryesore të zonës ku ndodhet Bunk’Art.

Për tërë të interesuarit hyrja për në Bunk’Art bëhet nga Rruga Fadil Deliu, mbi stacionin e teleferikut.

Tuneli është i gjatë 180 metra . Është i përshtatshëm si për këmbësorë edhe për automjete. Nuk lejohet hyrja për mjete më të larta se 2,60 m dhe nuk lejohet kalimi i tij me shpejtësi më shumë se 10 km/h.

Ai shërben si për hyrjen dhe për daljen nga Bunk’Art, prandaj janë të lutur vizitorët të respektojnë semaforin e instaluar në të dy anët e tij.

Përtej tunelit vizitorët mund të parshkojnë lirmësh automjetet e tyre dhe të eksplorojnë Bunk’Art.