BUNK'GALERI

Informacion për biletat

Tipologjitë e biletave:

Biletë normale: 500 Lekë

Suggested donation: 1000 Lekë

Biletë me audio guidë (shqip, anglisht, italiasht): 700 Lekë

Biletë e reduktuar: 300 Lekë (pensionistët mbi 60 vjeç, fëmijë deri në 16 vjeç të shoqëruar)

Ulje për grupe: në çdo grup me 8 persona 1 biletë është falas

Guidë private (shqip, italisht, anglisht): 2500 Lekë (vetëm me prenotim)

Vizitë private (jashtë orarit zyrtar): 1500 Lekë ora për person (vetëm me prenotim, minimumi 3 persona)

Parking: falas (lejohet hyrja për vetura dhe furgona deri në 10 vende)

Furgona të mëdhenj dhe autobusa:  për shkak qasjeje lejohen vetëm me prenotim

 

Rregullore e Bunk’Art për vizitorët:

Nuk lejohet prekja e materialeve të ekspozuara

Nuk lejohet të kryhen foto dhe video

Nuk lejohet hyrja në zona apo dhoma të mbyllura

Duhet të ndiqni sinjalistikën brenda strukturës

Nuk lejohet ndotja e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të muzeut

Nuk lejohet duhani në ambientet e brendshme

Nuk lejohet konsumimi i ushqimit jashtë zonës “Bufe”

Për shkak të pranisë të shkallëve të shumta brenda në strukturë, nuk lejohet hyrja e personave të cilët kanë vështirësi në të lëvizur

Fëmijët nën 14 vjeç mund të hyjnë vetëm të shoqëruar nga një i rritur

Nuk këshillohet hyrja e personave të cilët vuajnë nga klaustrofobia

Ambientet kontrollohen nga telekamerat

Ruani kopjen e biletës deri në fund të vizitës: stafi i Bunk’Art ka të drejtën të kryejë kontrolle

Ambienti i brendshëm ka një temperaturë të qëndrueshme prej 16 gradësh: këshillohet të merrni me vete një veshje të ngrohtë

Për çdo lloj sinjalizimi mund të na shkruani në info@bunkart.al