BUNK'GALERI

Informacion për vizitat në grupe

Në sezonin e parë të Bunk’Art kurreshtja për ta vizituar atë ka qënë shumë e madhe. Përveç turistëve shqiptarë, me mijëra të huaj kanë vërshuar për të vizituar ish-bunkerin anti-bërthamor të shndërruar në ekspozitë.

Këtë sezon të dytë, falë edhe kontakteve që kemi marrë nga shumë agjenci shqiptare, i kemi ftuar të tëra ato që ta fusin Bunk’Art në axhendat ditore me turistët dhe përgjigjia ka qënë e menjëhershme.

Hyrja për grupet që vijnë me autobus të madh bëhet vetëm me prenotim, nga rruga Teki Selenica.

Grupe turistësh të organizuar nga agjenci kanë treguar interes që në orët e para të mëngjesit për të vizituar Bunk’Art.  Bashkë me të huajt nuk kanë munguar edhe shumë vizitor shqiptarë, të cilët gjithmonë tregojnë interes të madh për historinë e vendit.

Për më shumë informaciona kontaktoni në info@bunkart.al