BUNK'GALERI

Nata e 3-të e Bunk'Rock, performacë e mahnitshme e Elton Dedës

Kantautori Elton Deda elektrizoi publikun mbrëmjen e së premtes në festivalin Bunk’Rock. Me perfomancat e tij dhe me një humor bashkëbisedues, ai u shpreh se skena  e Kuvendit në muzeun Bunk’Art është magjike.

Mes duartrokitjeve, emocioneve dhe vallëzimeve Elton Deda ka performuar në sallën e kuvendit në Bunk’Art 1 një repertor me hite te njohura të tijat dhe pjesë të zgjedhura nga muzika botërore. 

Bukur ka tingëlluar kënga e “Minatorit”, ku vargjet e saj “I lodhur jam nga diktatura dhe nga pushteti i proletariatit” krijonin një jehonë fantastike në ngrehinën pesëkatëshe të bunkerit pesëkatësh antibërthamor.

Festivali realizohet me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe Qendrës “Ura”