BUNK'GALERI

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, intervistë në dhoma e ministrit

Populli shqiptar meriton të dijë të vërtetën për atë që ka ndodhur gjatë diktaturës komuniste në vend. I këtij mendimi është Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin i cili shprehet se çdo shoqëri duhet të mësojë nga e kaluara e vet.

Në një intervistë për Report TV në dhomën e Ministrit të Brendshëm brenda muzeut “Bunk’Art 2”, Rodkin nxit politikën shqiptare të hapë dosjet e komunizmit, në mënyrë që të kuptohet pse ndodhën ato krime. Rodkin flet në këtë intervistë për rëndësinë e “Ditës së Kujtesës” për të mos harruar viktimat e Holokaustit dhe për të mos lejuar historinë të përsëritet.