BUNK'GALERI

Artistët e Labin Art Express XXI të Kroacisë ekspozitë në BunkArt 2

Në BunkArt 2 është çelur ekspozita "Subpolis: Underground City XXI”. Kjo ekspozitë është realizuar nga shoqata e artistëve Labin Art Express XXI, të Kroacisë. Projekti është shoqëruar edhe me filmin dokumentar të artistit serb Želimir Žilnik.

Punët e Metal Guru, heroi XXI - "Qyteti nëntokë”; “Instrumenti i makinës shtetërore” në triptychun e letrave të printuara të Laibach nga Sllovenia, Skulptura metalike “Mbret  dhe mbretëreshë” e  Vladimir Knežević nga Bosnje-Hercegovina e më gjerë janë pjesë e perfomancave që do të shfaqen në BunkArt prej datës 30 shtatorit deri më 7 tetor 2017.

Ekspozita, pjesë e projektit “Miniera të Kulturës” është realizuar në bashkëpunim me artistët shqiptarë të shoqatës Qendra URA.