BUNK'GALLERY

Alpitour zbarkon në Tiranë, interes për Bunk'Art

No Alpitour? Aiaiaiaiaiaaa... Kush e mban mend reklamën e një prej agjencive më të mëdha të turizmit në botë?

E ndiqnim në diktaturë në stacionet italiane me kanoçet e vendosura në televizionet tona, Iliria a Butrinti.
 
E pra, pas shumë vitesh demokraci, vetëm këtë vit kjo agjenci prestigjoze interesohet realisht për turizmin në Shqipëri, për të sjellë këtu turistë nga e gjithë bota. Për këtë, një grup i madh agjencish italiane të lidhura me Alpitour, sjellë në Shqipëri nga deputeti socialist Artan Gaçi në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, kanë nisur vizitën e pikave më atraktive për të huajt në gjithë vendin.

Ndalesa dhe interesi i parë ishte te Bunk'Art1, ku ideatori dhe kuratori Carlo Bollino, u shpjegoi në detaje historinë e ndërtimit, por edhe materialet e bollshme që janë të ekspozuara brenda.