BUNK'GALLERY
Bunk'Art 1 mirëpret vizitorë nga vendet e largëta
Bunk'Art 1 ka mirëpritur vizitorë nga çdo cep i botës, duke tërhequr interes nga vende të largëta si Kina, Brazili, Afrika e Jugut, Japonia, Kolumbia, Meksika, Zejlanda e Re, Ishujt Faroe dhe Australia. Janë mijëra turistë nga këto vende të largëta me Shqipërinë, që kanë vizituar muzeun nga javët e para të vitit 2024 e deri më tani në ditët e freskëta të shtatorit.
Ky muze unik, ofron një përvojë të veçantë kulturore dhe historike që tërheq kuriozitetin e vizitorëve nga kultura të ndryshme. Ky muze, përfaqëson një kujtesë të gjallë të periudhës së diktaturës dhe izolimit total. Vizitorët ndërkombëtarë mbeten të mahnitur nga historia unike e Shqipërisë dhe mënyra se si ajo është ruajtur në këtë hapësirë. Muzeu i Bunk’Art 1 është gjithashtu një pikë kryesore për turistët që kërkojnë të kuptojnë më thellë Evropën Lindore gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Me një numër në rritje vizitorësh nga të gjitha kontinentet, Bunk'Art 1 vazhdon të jetë një destinacion që ngjall kuriozitet global.