BUNK'GALERI

Bunk’Art 2 – muzeu më i vizituar edhe gjatë vjeshtës

Edhe në stinën e vjeshtës, kur rrugët e Tiranës mbushen me ngjyrat e arta të sezonit, Bunk’Art 2 vazhdon të jetë një nga destinacionet më të vizituara në kryeqytet.
Muzeu vizitohet nga mijëra turistë vendas dhe të huaj të cilët zbresin në bunkerin e dikurshëm të Ministrisë së Brendshme për të zbuluar një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Dikur një bunker antibërthamor, sot një muze unik që sjell ndërthurjen e historisë dhe artit, Bunk’Art 2 ofron një udhëtim përmes ekspozitave, dokumenteve dhe objekteve autentike që rrëfejnë historinë e një periudhe të vështirë për vendin.

Vizitorët e përshkruajnë si një eksperiencë që të lë pa fjalë – një udhëtim në heshtje, por me reflektim.

Vizito BUNK’ART 2 dhe zbulo historitë e fshehura të një regjimi diktatorial dhe të pamëshirshëm..