BUNK'GALERI
Delegacioni i Bashkimit Europian vizitoi Bunk’Art 2
Një ndalesë reflektimi mbi historinë dhe kujtesën kolektive, në prani të Magnus Brunner, Komisioner i BE-së për Punët e Brendshme, dhe Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me ekspozitat dhe ambientet e muzeut, të cilat pasqyrojnë periudhën e diktaturës në Shqipëri, rolin e strukturave të Sigurimit të Shtetit dhe mënyrat e kontrollit mbi jetën e përditshme.
I vendosur në zemër të kryeqytetit, Bunk’Art 2 është një nga destinacionet më të vizituara nga personalitete dhe turistë të huaj që kërkojnë të njihen nga afër me historinë e vendit.

