Filtro databazën e te perndjekurve

Beqir Cela pushkatuar me 10 tetor 1947
Bahri Omari u pushkatua me 14 prill 1945
Baba Mehmet Zyka vdes ne burg 1973
Baba Islam Leskoviku vdes ne burg 1956
Baba Ali Tomorri i pushkatuar
Ate Serafin Koda ofm vdiq nen tortura 11 maj 1947
Ate Mati Prenushi ofm u pushkatua 11 mars 1948
Ate Gjon Shllaku ofm u pushkatua 4 mars 1946
Ate Giovanni Fausti sj u pushkatua 4 mars 1946
Ate Gasper Suma ofm vdiq ne burg 14 prill 1950
Ate Daniel Dajani sj u pushkatua 4 mars 1946
Ate Ciprian Nika ofm u pushkatua 11 mars 1948
Ate Bernardin Palaj ofm vdiq nen tortura 8 dhjetor 1947
Ate Karl Serreqi ofm vdiq ne burg 5 prill 1954
Alush Sejko pushkatuar 1948
Ali Maliqi vritet ne burg
Akile Tasi vdiq ne burgun e burrelit 30 janar 1961
Agathokli Xhitomi pushkatuar 10 tetor
Adulla Rami
Abedin Nepravishta vdes ne internim

Fundi i luftës (1944) përkoi edhe në Shqipëri me periudhën e hakmarrjeve politike, që më pas u transformuan nga regjimi komunist në një sistem të vërtetë qeverisjeje bazuar në arrestimin dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë duke filluar me ish-krerët, intelektualët, tregtarët dhe pronarët e tokave.  Kjo valë e dhunës e cila zgjati 45 vite u transformua në ekzekutime, në arrestime, internime apo dëbime të dhjetra mijëra shqiptarëve. Ky database (bazë të dhënash) përfshinë emrat e të gjithë personave të pushkatuar për motive politike, të dënuar  që kanë humbur jetën në burg, të burgosur dhe të internuar politikë të dënuar me më shumë se 10 vite dhe që kanë marrë tashmë statusin e të perndjekur politik.  (Duke klikuar butonin ne fund të kësaj faqeje mund të kontribuoni që të plotësojmë database-in tonë dhe të korrigjojmë gabimet e mundshme).

Nga viti 1946 deri 1950 kampet e punës ishin 20, por në periudhën e viteve 1950-1990 u ndërtuan edhe 90 të tjerë. Në arkivin e Ministrisë së Brendshme deri në vitin 1990 rezultojnë të dënuar 25 mijë të burgosurit politikë, por duke qënë se mungojnë statistikat e të dënuarve të periudhës nga 1945 në 1946 dhe të dënuarve me dënime të vogla, besohet se të burgosurit politikë në Shqipëri kanë qenë mes 30.000 dhe 34.000. Sipas një raporti të publikuar në 2016 nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, të burgosurit politikë ishin 26.768 burra dhe 7.367 gra. Të burgosurit e vdekur në burg për shkak të kushteve të burgjeve ishin 984, dhe 308 të tjerët humbën aftësinë e tyre mendore. Sipas të njëjtit burim 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë. Trupat e të burgosurve që ekzekutoheshin ose vdisnin në burg gjatë punës së detyruar apo nga sëmundje, nuk iu ktheheshin të afërmve.

Në periudhën 1944 – 1991, mbi 6.000 jane persona te ekzekutuar në Shqipëri me ose pa urdhër të gjykatës (kryesisht me pushkatim ose varje) dhe trupat e tyre nuk iu kthyen pothuajse asnjëherë familjeve të tyre për varrim. Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë dhe dokumente, në Shqipëri janë identifikuar deri më tani 29 vende (hot-spot) ku dyshohet se ndodhen trupa të tjerë të burgosurve politikë, të vrarë në periudhën e regjimit komunist. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) dhe autoritetet shqiptare janë angazhuar publikisht për të nisur një fushatë identifikimi dhe kërkimi të të zhdukurve duke ndërmarrë hetime serioze në mënyrë që të paraqesin të dhëna të besueshme mbi ekzistencën e këtyre vendeve.

Sipas shifrave zyrtare të hartuara së fundmi nga institucionet qeveritare përgjegjëse për dhënie kompensimi për dëmet e shkaktuara gjatë periudhës së diktaturës, intenrnimet me vendim ishin 12,500, një shifër kjo që nuk konsideron të miturit, fëmijët e të burgosurve. Sipas një raporti të publikuar në 2016 nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, në periudhën 1944 – 1990 të burgosurit ishin 59.009. Sipas të njëjtit raport të vdekurit për shkak të kushteve të internimit ishin 7022.