Rreth Nesh
BUNK’ART 2 është faza e dytë e një projekti historik-kulturor që fokusohet në ruajtjen e memories kolektive dhe në tregimin e viteve të regjimit komunist, duke përfshirë këtu edhe tmerret e atij regjimit. Projekti ka filluar në nëntor të vitit 2014, me hapjen për publikun të BUNK’ART 1, ekspozita video muzeale e ngritur brenda bunkerit atomike të diktatorit Enver Hoxha në periferi të Tiranës dhe vazhdoi me hapjen në 19 nëntor 2016 të BUNK’ART 2 në qendër të kryeqytetit. Ndërkohë që BUNK’ART 1 i dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit, BUNK’ART 2 rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 në vitin 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit, policia politike që ishte armë e ashpër persekutimi e përdorur nga regjimi i Enver Hoxhës. BUNK’ART 2 është ekspozita e pare e madhe video muzeale, që i dedikohet viktimave të terrorit komunist. Ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari italian Carlo Bollino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi. Projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “Qendra Ura”.