Zona Kuqe

Policia dhe Sigurimi në kohën e diktaturës

Policia Rrugore dhe Policia Zjarrfikëse

Dy degë të rëndësishme të Policisë Popullore ishin, Policia Rrugore dhe Policia Zjarrfikëse, të krijuara me dekretin e Presidiumit Popullor, me nr. 242, në 9 dhjetor 1946.

Policia e Komunikacionit e quajtur më vonë Policia Rrugore, u krijua në qytet e mëdha dhe ndahej në skuadra ose toga që udhëhiqeshin nga komandantët e tyre.

Policia popullore e Komunikacionit varej nga nënseksioni i policisë popullore në Seksionin e Punëve të Brendshme të nënprefekturës. Në vitet e para të regjimit kur qarkullimi i mjeteve në rrugë ishte mjaft i pakët, aktiviteti I Policisë Rrugore ndihej vetëm në disa prej qyteteve kryesore, por më vonë me zhvillimin e qendrave industriale njësitë e saj u shtuan edhe në qytetet më të largëta të vendit.

Policia Zjarrfikëse u krijua vetëm në ato qytete ku ndihej nevoja si edhe në kantieret ose vendet industriale të mëdha. Kjo strukturë e policisë ndahej në skuadra ose toga me komandatët në krye. Varej nga nënseksioni i Policisë Popullore në seksionin e Punëve të Brendshme të nënprefekturës. Regjimi ndërmerrte shpesh fushtata të gjera për ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen nga zjarri. Mes dëshmive të shumta që ekspozohen edhe në këtë dhomë, veç pankartave, artikujve në shtypin e shkruar, fotove, skicave, etj, shpesh shpërndaheshin fletushka të vogla me fraza ndërgjegjësuese për fëmijët, prindërit, punëtorët etj, në të gjithë fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë.