BUNK'GALERI

Bienalja e Mesdheut, nisin performancat e para në Bunk’Art 2

Performancat e para të bienales me artistët e rinj të Mesdheut, ashtu siç pritej kanë nisur në Bunk’Art2.
 
Menjëherë pas udhëtimit nga Bari në Durrës, artistët kanë mbërritur në Tiranë dhe janë vendosur në destinacionet e perfomancave që do të mbajnë gjatë ditëve të bienales.
 
Muzeu i viktimave të diktaturës Bunk'Art 2 ka qenë porta e parë ku kanë trokitur artistët e ardhur nga Europa.


Artisti italian Pietro Della Giustina, president i departamentit të kuratorial të bienales me dy artistët Lluc Banos dhe Zazzaro Otto kanë instaluar veprat e tyre në Bunk’Art 2. Më parë atë kanë vizituar muzeun të cilin e vlerësojnë. Të tre artistët e njohur shprehen se muzeu i tejkalonte parashikimete e tyre.
 
Perfomancat e artistëve kanë vijuar me grupin e a Agreements to Zindine-ATZ të drejtuar nga kuratori Pietro Della Giustina edhe në sheshin para Bunk’Art 2.