BUNK'GALERI

Ambasadorët italianë të vendeve të Ballkanit vizitojnë Bunk'Art 2

Muzeu Bunk’Art2 është vizituar këtë të diel nga ambasadorët italianë të vendeve të Ballkanit të shoqëruar nga kuratori Carlo Bollino.


Për më shumë se një orë ata kanë vizituar dhomat e këtij muzeu të impresionuar nga horroret e Diktaturës Shqiptare. Vizitorët italianë kanë hyrë në dhomat ku tregohej kryesisht historia e veprimtarisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ish-Sigurimit të Shtetit, dy nga institucionet kryesore të diktaturës, ku nisnin vendimet për përgjimet, torturat, persekutimet, vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve që ishin kundër diktaturës, ose atyre që shprehnin pakënaqësi ndaj saj.

Ata janë befasuar para fakteve tronditëse të torturave ç’njerëzore që kanë pësuar shqiptarët në gjatë kohës së regjimit komunist. Në njërën nga dhomat qëndrojnë pak më gjatë për të lexuar deri në fund tragjedinë e Hatlije Tafaj, e cila është masakruar deri vdekje nga ish-Sigurimi i Shtetit.