BUNK'GALERI

Bunk'Art 2, një ndalesë që s’mund ta humbasësh në zemër të Tiranës!

Një ndalesë që s’mund ta humbasësh në zemër të Tiranës!

Para se të shihni Shqipërinë moderne me ngjyra, zbrisni në të shkuarën e saj gri në Bunk’Art 2. Turistë nga e gjithë bota ndalojnë këtu çdo ditë për tu njohur me dekada të një regjimi të pamëshirshëm diktatorial, korridoret e errëta dhe historitë e padëgjuara më parë... Ky muze unik, dikur strehë e Ministrisë së Brendshme, sot tregon si ishte jeta nën një regjim frike dhe izolimi.

Vizito Bunk’Art 2 dhe përjeto një eksperiencë unike në Tiranë!