BUNK'GALERI

Festat e 28-29 Nëntorit në Bunk'Art 2: Një përvojë e veçantë për vizitorët

Në kuadër të festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, Bunk'Art 2 u shndërrua në një vend të mbushur me atmosferë kuq e zi, duke mirëpritur vizitorë të ndryshëm, nga nxënësit e shkollave deri te turistët e huaj, të cilët zgjodhën këtë muze për të festuar dhe mësuar më shumë mbi historinë shqiptare.

Nxënësit e shkollës '1 Qershori' nga Tirana patën mundësinë të vizitonin Bunk'Art 2, ku mes flamujve kuq e zi dhe simboleve kombëtare, u njohën nga afër me të shkuarën e vendit tonë. Kjo vizitë shërbeu si një leksion mbi lëndën e historisë, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë sakrificat dhe triumfet e brezave të mëparshëm në luftën për liri dhe pavarësi.

Në ambientet e muzeut, mes grupeve të nxënësve, dalloheshin edhe turistë të huaj të veshur me simbole kombëtare shqiptare, si shallin kuq e zi, qeleshen tradicionale dhe flamurin kombëtar. Në mënyrë të veçantë, ata i bashkuan zërat me urime në shqip për festat e Nëntorit, ndërsa pozonin duke bërë simbolin e shqiponjës. Një moment unik që dëshmoi dashurinë dhe respektin për historinë e Shqipërisë, edhe nga ata që vinin nga kultura dhe vende të tjera.

Bunk'Art 2 vazhdon të mbetet një urë lidhëse mes brezave dhe kulturave, duke u kthyer në një destinacion të veçantë për të festuar dhe reflektuar mbi të kaluarën tonë, sidomos në ditë të shënuara si këto.

Shfletoni galerinë e fotove nga kjo ditë e veçantë dhe shihni se si festat e Nëntorit bashkojnë njerëz nga e gjithë bota në zemrën e Tiranës!