BUNK'GALERI

Në Bunk’Art 2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve'

Bunk’Art 2 ofron një tjetër eksperiencë emocionuese! Një pjesë e muzeumit, i është dedikuar “Dhomës së manipulimeve”, një seksion unikal në llojin e tij ku për të parën herë eksplorohet gërshetimi kompleks dhe misterioz mes propagandës komuniste dhe iluzioneve optike.

Ky seksion i veçantë sfidon vizitorët të reflektojnë mbi mënyrat sesi regjimi i asaj kohe përdorte teknika të sofistikuara për të ndikuar perceptimin e popullit dhe për të deformuar realitetin. Në këtë hapësirë, përmes ekspozitave dhe instalacioneve artistike, zbulohet se si propaganda komuniste ndërthurej me artin e iluzionit, duke krijuar një realitet bindës, por të shtrembëruar.

“Dhoma e Manipulimeve” në Bunk'Art 2 ofron një miks të artit dhe historisë. Në këtë hapësirë, vizitorët zhyten në lojëra që sfidojnë perceptimin, duke zbuluar sesi arti mund të përdoret për të ndikuar në mendjen e njeriut dhe mund të krijoj një realitet që duket i vërtetë, por që fsheh të pathënën.

Shikoni fotogalerinë për të zbuluar më shumë!

 

- Projekt i mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) me Qendrën URA