BUNK'GALERI
Nga Afrika e Jugut në Bunk'Art 2
Vizitorët ndërkombëtarë sjellin gjithmonë energji pozitive në Bunk'Art 2. Nuk mungojnë asnjëherë vizitorët nga vendet e largëta si: Kina, Brazili, Australia, Ishujt Faroe, e shumë vende të tjera. Së fundmi, muzeu mirëpriti grupe turistike nga Afrika e Jugut, ku mes tyre ishin edhe këto 3 vajza simpatike, të cilat në vizitën e tyre në Shqipëri, zgjodhën edhe Bunk'Art 2 si destinacionin e tyre në eksplorimin dhe njohjen e historisë së vendit tonë.
Me ekspozitat e tij të veçanta dhe atmosferën unike, Bunk'Art ofron një përvojë të veçantë të gjithë ata që janë të apasionuar pas historisë dhe dëshirojnë të kuptojnë më mirë periudhën e kaluar të Shqipërisë. Ky muze, i ndërtuar në një bunker të kohës së komunizmit, ofron një pasqyrë të qartë mbi sfidat, vuajtjet dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri.
Vizitorët nga Afrika e Jugut janë një shembull i shkëlqyer se si Bunk'Art 2 vazhdon tërheqë vizitorë nga çdo cep i globit. Të gjithë ata që kërkojnë një eksperience unike dhe dëshirojnë të mësojnë për historinë e Shqipërisë zgjedhin Bunk'Art 2 si një nga destinacionet e tyre kryesore.