BUNK'GALERI

Pema e Krishtlindjes... Instalacion artistik

Krishtlindja është një moment i gëzueshëm, i gjallë, plot ngjyra e drita. Por nuk do ishte keq që në mes të gjithë këtij gëzimi të ndaleshim për pak çaste e ta zhvishnim pemën nga dritat, zbukurimet shumëngjyrëshe dhe te hareshme, për të reflektuar mbi realitetin bardhe-e-zi të një të shkuare jo edhe aq të largët. Të një të shkuare kur, të besoje tek Krishtlindja dhe ta festoje atë, të kushtonte jetën. Të një të shkuare kur yllit paqësor të Krishtlindjes ia zuri vendin ylli komunist, me drapër e çekan. Në vend të shiritave, zinxhirë burgu. Në vend te globave, portrete martirësh e varka prej letre, simbol i arratisë së shumëdëshiruar. Një dëshire që disa e plotësuan, to tjerë e paguan me jetë. Një pemë e varfër, e thjeshtë, gri, poshtë të cilës dhurata të paketuara me fjale boshe diktatoresh. Të kyçura me dryn, të ndaluara. Komunizmi, ky izëm i zakonshëm, që si shumë izma te tjerë (qe nga naz-izmi deri te fash-izmi), i ka kushtuar shtrenjtë botës. (Instalacion Artistik nga Gentian Minga, 1983, Tepelenë, Shqipëri) Fotot nga Antonio Çakshiri