BUNK'GALERI
Turistet nga Tajvani zgjedhin të vizitojnë muzeun më unik në Tiranë, Bunk'Art 2
Bunk'Art 2 vazhdon të jetë një ndalesë e rëndësishme historike, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për ata që vijnë nga vendet më të largëta. Këtë herë, vizitoret nga Tajvani zgjodhën ta vizitojnë muzeun më unik në zemër të Tiranës, duke u njohur me një pjesë të historisë shqiptare që ishte krejt e panjohur për to.
Mes dokumenteve historike, objekteve autentike dhe ambienteve misterioze, ato zbuluan realitetin e një epoke të ashpër, ku kontrolli dhe frika ishin pjesë e përditshmërisë. Një përvojë mbresëlënëse, që e bën këtë vizitë të paharrueshme! Patjetër që nuk munguan edhe disa shkrepje fotosh për të mos e harruar këtë eksperiencë.