BUNK'GALERI

Vizitë nga qendra sociale ‘Të Qëndrojmë së Bashku’ në Bunk’Art 2

Në kuadër të ditës së dytë të Kampit Veror të organizuar nga qendra 'Të Qëndrojmë së Bashku', të moshuarit patën mundësinë të vizitojnë muzeun Bunk’Art 2, në zemër të Tiranës.

Ky udhëtim në një nga vendet më simbolike të historisë shqiptare i çoi pjesëmarrësit përmes ambienteve autentike të diktaturës dhe u solli në vëmendje kujtime nga një e kaluar e vështirë. Mes rrëfimeve, objekteve origjinale dhe ekspozitave dokumentuese, vizita u shndërrua në një përvojë reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi të kaluarën, sot e treguar në liri.