BUNK'GALERI
Vizita me guidë private në Bunk'Art 2
Vizitorë nga e gjithë bota zgjedhin të përjetojnë historinë shqiptare në mënyrë më të detajuar, përmes një guide private.
Në këtë galeri, sjellim disa nga momentet e këtyre vizitave:
Një grup nga Italia zgjodhi një tur në gjuhën italiane për të zbuluar nga afër një pjesë të errët të së shkuarës shqiptare, të shoqëruar nga një guidë profesionale që i udhëhoqi përgjatë gjithë vizitës.
Studentët e vitit të parë të biznesit nga Danimarka zgjodhën të njihnin më nga afër një realitet që tejkalon teorinë – një udhëtim drejt historisë, në zemër të një prej periudhave më të ndërlikuara të vendit tonë.
Shtatë studentë nga Gjermania eksploruan Bunk’Art 2 përmes një turi privat, për të kuptuar më shumë mbi jetën në Shqipëri gjatë regjimit komunist, mes dhomave të survejimit, dokumenteve dhe zërave dëshmitarë të asaj periudhe.
Bunk’Art 2 nuk është thjesht histori, por një kujtesë e gjallë për brezat e sotëm.
Për të rezervuar një guidë private kontaktoni në: [email protected]