BUNK'GALERI
Vizitorë nga vende të largëta
Bunk'Art 2 ka tërhequr vizitorë nga çdo skaj i globit, përfshirë vende të largëta si Kina, Brazili, Afrika e Jugut, Japonia, Kolumbia, Meksika, Zelanda e Re, Ishujt Faroe dhe Australia. Muzeu ka mirëpritur mijëra turistë që nga fillimi i vitit 2024, duke u bërë një pikë tërheqëse për vizitorët e huaj që vijnë për të eksploruar Shqipërinë gjatë periudhës së verës dhe ditëve të para të vjeshtës.
Bunk'Art 2 është i njohur për përvojën unike që ofron, duke i ftuar vizitorët në një dimension të veçantë historik dhe kulturor. Muzeu dokumenton një pjesë të errët të historisë shqiptare, periudhën e regjimit totalitar. Me rritjen e vazhdueshme të vizitave nga turistët ndërkombëtar, ky muze po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë referimi në hartën globale të turizmit kulturor.