BUNK'GALERI

Ish bunkeri komunist atraksioni turistik në Tiranë, muzeu Bunk'Art 2 fluks nga turistët e huaj

Ish-bunkeri komunist i kthyer në Muze në Tiranë Bunk'Art 2 vijon të jetë një atraksion i madh për turistët e huaj. Bunk'Art 2 është një nga pikat turistike që mund të vizitosh në Tiranë ku turistët e huaj mësojnë për historinë e komunizmit dhe popullit shqiptar duke u shndërruar në një pikë referimi mjaft të vizitueshme.

Mëngjesin e sotëm kanë qenë të shumtë turistët e huaj, të cilët janë shfaqur në dyert e Bunk'Art 2 për të parë brenda tunelit, që është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986 dhe mund të konsiderohet si një nga “veprat e mëdha” të fundit të kryera nga regjimi komunist në kuadër të projektit të bunkerizimit që kishte filluar në fillim të viteve '70.