BUNK'GALERI

Ambasadori i Filipineve, Neal Imperial, viziton muzeun Bunk’Art 2

Ambasadori i Filipineve në Shqipëri, Neal Imperial, i shoqëruar nga Konsulli i Nderit Shqiptar, vizitoi sot muzeun e Bunk’Art 2, duke eksploruar nga afër historinë e Shqipërisë gjatë viteve të regjimit.

Ekspozitat e muzeut ofruan një panoramë të detajuar mbi mekanizmat e survejimit dhe sfidat me të cilat u përball shoqëria shqiptare.

Bunk’Art 2 mbetet një nga destinacionet kryesore në Tiranë për t'u vizituar dhe eksploruar disa nga periudhat kyçe të historisë shqiptare, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të vizitorëve vendas dhe të huaj, por edhe të përfaqësuesve diplomatikë, të cilët zgjedhin të vizitojnë Bunk'Art për t'u njohur me të shkuarën e vendit.