BUNK'GALERI

Bunk'Art 2 mirëpret Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini

Sot, Bunk’Art 2 pati kënaqësinë të mirëpriste një delegacion të rëndësishëm, të kryesuar nga Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, i shoqëruar nga Ambasadori i Sllovakisë në Tiranë, Jakob Štunf, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Sllovaki, z.Arten Hanku

Gjatë vizitës, Presidenti Pellegrini dhe delegacioni sllovak eksploruan ekspozitat e muzeut, duke u njohur me historinë e diktaturës dhe mekanizmat e kontrollit të Sigurimit të Shtetit. Kjo vizitë nënvizoi rëndësinë e kujtesës historike dhe reflektimit mbi të kaluarën, si një mënyrë për të ndërtuar një të ardhme më të ndërgjegjshme.

Në përfundim të vizitës, Presidenti Pellegrini u ndal tek libri i përshtypjeve, ku la shënimin e tij zyrtar.

Bunk’Art 2 vazhdon të jetë një destinacion kyç për vizitorët ndërkombëtarë, duke ofruar një pasqyrë autentike mbi një periudhë të rëndësishme të historisë shqiptare.