BUNK'GALERI
Dyqani i suvenireve në Bunk’Art 2 tashmë i hapur për vizitorët
Në zemër të Tiranës, vetëm pak hapa nga Sheshi Skënderbej, vizitorët e muzeut Bunk’Art 2 mund të zbulojnë jo vetëm historinë tronditëse të së kaluarës, por edhe të marrin me vete një pjesë simbolike të saj. Dyqani i suvenireve, i hapur në ambientet e muzeut, ofron një gamë të gjerë objektesh të frymëzuara nga ekspozitat dhe atmosfera unike e Bunk’Art 2.
Kapela, bluza me dizajne karakteristike, çanta, bunkerë miniaturë, mbajtës çelësash, stilolapsa dhe shumë artikuj të tjerë, të gjitha të personalizuara me logon e muzeut.
Çdo objekt nuk është thjesht një dhuratë apo dekor, por përfaqëson një fragment të së shkuarës, një kujtim nga vizita, dhe një mënyrë për të mbajtur gjallë reflektimin mbi të kaluarën. Këto suvenire janë të menduara për të shoqëruar vizitorët edhe pas daljes nga muzeu, si një kujtim apo, një tregim i heshtur që udhëton bashkë me ta.
Një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur gjallë kujtimet… dhe për t’i çuar ato me vete, kudo që shkoni.
Ju mirëpresim në Bunk’Art 2, në qendër të Tiranës — aty ku historia takon të tashmen!

