BUNK'GALERI
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn vizitë në Bunk'Art 2
Sot, Bunk'Art pati kënaqësinë të mirëpres Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në një vizitë të veçantë në muze.
Gjatë vizitës, VanHorn eksploroi ekspozitat që trajtojnë periudhën e diktaturës, me një vëmendje të veçantë te strukturat e 'Sigurimit' dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme të qytetarëve.
Bunk'Art 2 dëshmon përkushtimin për të ruajtur dhe prezantuar historinë në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të reflektojnë mbi të. Tashmë një muze me rëndësi historike, Bunk'Art 2 është zgjedhur si destinacion kryesor nga turistë dhe delegacione ndërkombëtare që kërkojnë të njohin më nga afër historinë e vendit.