BUNK'GALERI
Foto e rrallë, 9 fuksat në BUNK'ART 2 - si përgjohej Fiqrete Shehu
Spiunët, vullnetarë me shenjë dalluese
Përgjimet, çfarë ka thënë Fiqretja për Enverin
Muzeu BUNK’ART 2 kërkon një kohë të gjatë të eksplorohet. Disa detaje interesante që mund ta sjellin si në një film periudhën e diktaturës, mund t’i shpëtojnë syrit të vizitorit, si kjo foto e rrallë e spiunëve të sigurimit të shtetit.
Kjo fotografi origjinale është zbuluar nga kuratorët e e muzeut, me diçiturën përkatëse, ku shkruhet se kanë dalë një grup bashkëpunëtorësh vullnetarë të Sigurimit të Shtetit gjatë trajnimit nga operativi i tyre.
Spiunët kanë shenjat dalluese në krah. Janë gjithsej nëntë vetë rreth moshës nga 25 deri në 30 vjeç. Tre prej tyre janë gra.
Në zhargonin e koduar popullor spiunët quheshin në atë kohë fuksa, fjalë që ka mbetur ende në fjalorin e shqipes për të shprehur me përçmim fjalën spiun.
Po si shërbenin spiunët vullnetarë?
Njëra nga mënyrat më klasike përveç letrave është edhe kjo që prezantohet në instalacionin artistik të këtij muzeu, ku janë dy hyrje dhe në njërën prej tyre ishin aparatet me të cilat ishte pajisur spiuni për të përgjuar fqinjin.
Ja në këtë muze janë disa nga përgjimet konkrete të të burgosurve politikë që përgjoheshin përmes mureve me të ashtuquajturat çimka, aparatet e vegjël të përgjimit.
Interesante janë rezultatet e përgjimeve të vitin 1985 kur vdiq diktatori Enver Hoxha.
Janë përgjuar jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe shtresat më të larta të nomeklaturës komuniste, si dhe diplomatët e huaj. Ka shumë vlerësime negative për Enver Hoxhën, ndërsa paradoksi qëndron tek e përgjuara Fiqerete Shehu, gruaja e ish/kryeministrit të diktaturës. Pas burgosjes nga diktatori ajo ende shpreson se po të ishte gjallë do të kujdesej për djemtë e saj. “Shpresoja se do të rronte 90-vjeç”, ka thënë ajo.