BUNK'GALERI

Gazetari dhe Ideatori i BUNK'ART, Carlo Bollino, i pranishëm me 'Në tunelet e Shqipërisë sekrete' në Panairin e 28-të të Librit!

Edicionet në shqip, anglisht dhe italisht do t'i gjeni në stentën e Botimeve 'Toena' nga data 12 deri në 16 Nëntor.

Ky libër tregon se si lind dhe si mbijeton një diktaturë në një vend të vogël. Ndryshe nga kombet e mëdha, ku kontrolli i një regjimi e ka të vështirë të arrijë në skajet më të largëta të shoqërisë, në Shqipëri, udhëheqësi komunist Enver Hoxha ndërtoi një sistem të pamëshirshëm policor që arriti të depërtonte për 45 vite në çdo aspekt të jetës publike dhe private të çdo qytetari, duke shtypur pa hezitim edhe formën më të vogël të lirisë. Rrëfimi bazohet në dokumente origjinale të asaj kohe, por edhe në vëzhgimin e plagëve të thella që represioni komunist ka lënë në shoqërinë moderne shqiptare, dëshmitar i të cilës autori është drejtpërdrejt për më shumë se 30 vjet. Një lexim që fton për të reflektuar mbi sa i brishtë është kufiri mes lirisë dhe nënshtrimit.