BUNK'GALERI

Institucionet arsimore nga Shqipëria dhe Kosova vizitojnë Bunk'Art 2: Tetori i Historisë dhe Reflektimit

Muaji tetor ka nisur me një valë vizitash nga institucione arsimore nga Shqipëria dhe Kosova, duke sjellë të rinj të cilët njihen me historinë e Shqipërisë në Bunk'Art 2. Këto institucione, si "Horizon School" nga Kosova dhe shkolla "Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa'', vizituan për herë të parë muzeun e Bunk’Art 2 për të eksploruar dhe thelluar njohuritë e tyre rreth disa periudhave të rëndësishme historike në vendin tone.

 

Gjatë vizitës së tyre, nxënësit patën mundësinë të eksplorojnë ekspozitat e muzeut dhe të njiheshin nga afër me jetën nën regjimin totalitar, duke zbuluar dëshmitë e mbijetesës dhe sfidave që përballeshin qytetarët e zakonshëm. Këto përvoja educative, për studentët  ishin një mësim i rëndësishëm, të vlerësojnë lirinë si dhe shtoi kureshtjen e tyre për historinë dhe pasojat e ngjarjeve që ndodhen gjatë periudhës së diktaturës

 

Bunk'Art 2 vazhdon të jetë një vend kyç për ruajtjen e historisë së Shqipërisë dhe ofron mundësi të shumta për të rinjtë për të reflektuar mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë. Këto vizita janë një hap i rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e historisë dhe mësimeve që ajo sjell, duke forcuar kështu vlerat e respektit dhe përgjegjësisë qytetare.