BUNK'GALERI
Në Bunk’Art 2, çdo dhomë tregon një kapitull të errët të historisë shqiptare
Në BUNK’ART 2, çdo dhomë tregon një kapitull të errët të historisë shqiptare — ku kontrolli, frika dhe rezistenca bashkohen në një rrëfim unik.
Disa nga dhomat kryesore të muzeut tregojnë për:
1. Evoluimin e xhandarmërisë në tre periudha:
▪︎ Pas Luftës së Parë Botërore (1918–1925), ku u formua forca e parë e rendit
▪︎ Gjatë viteve të Mbretërisë (1925–1939), forcimi i strukturave të sigurisë
▪︎ Dhe periudhën e Luftës së Dytë Botërore (1939–1944), ku xhandarmëria u përball me sfida të mëdha.
2. Mbrojtjen e kufijve dhe rolin e forcave kufitare gjatë periudhës komuniste
3. Veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit dhe metodat e ndjekjes dhe survejimit
4. Survejimin e të huajve dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë
5. Kampe të përqendrimit me tela me gjemba dhe dhunèn ndaj kundërshtarëve politikë
6. Përdorimin e iluzioneve optike dhe propagandës për manipulimin e perceptimit publik
7. Dhoma të Hetuesisë- Hetimet politike me akuza dhe masa represive
Dhe shumë të tjera që zbulojnë fytyrën e vërtetë të një epoke të errët dhe të papërshkruar më parë.

