BUNK'GALERI

Një hyrje e vogël për muzeun tonë...Bunk'Art 2

Bunkart 2 ndodhet në qendër të Tiranës, prapa Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bunk Art 2 i kushtohet historisë së policisë komuniste nën regjimin e Enver Hoxhës. Më i vogël se Bunk Art 1, mbulon rreth 1000 m⊃2; sipërfaqe dhe mbrohet nga mure betoni të përforcuar me trashësi mbi 2 m. Ai u krijua midis viteve 1981 dhe 1986 për të shërbyer si strehë për policinë elitare dhe anëtarët e Ministrisë së Brendshme në rast të një lufte atomike. Koleksioni i muzeut përbëhet nga disa fotografi dhe materiale që rindërtojnë persekutimin e kundërshtarëve të supremacisë komuniste, më shumë se 100,000 shqiptarë, midis viteve 1945 dhe 1991.