BUNK'GALERI

Një përvojë ndryshe në Bunk’Art 2 – Rezervo edhe ti guidën tënde

Çdo ditë, Bunk’Art 2 mirëpret vizitorë nga vende të ndryshme, veçanërisht nga Italia, të cilët zgjedhin të eksplorojnë muzeun përmes guidës private në gjuhën e tyre. Ata kërkojnë të kuptojnë më mirë një pjesë të errët të historisë shqiptare – dhe këtë e përjetojnë më qartë me ndihmën e një guide profesioniste, e cila ju shoqëron deri në fund të vizitës tuaj në muze.

Bunk’Art 2 ndodhet në zemër të Tiranës, në një bunker të ndërtuar për Ministrinë e Brendshme gjatë diktaturës. Sot, këto ambiente janë kthyer në një muze që rrëfen, pa censurë, historinë e kontrollit, survejimit dhe frikës që përjetuan shqiptarët për dekada.

Rezervo edhe ti guidën tënde! Guidat private ofrohen në shqip, anglisht dhe italisht, për individë apo grupe që duan të përjetojnë një eksperiencë unike dhe të kuptojnë më shumë për këtë periudhë historike.

Për të rezervuar guidën tuaj: