BUNK'GALERI

Orari i vizitave në muzeun Bunk’Art 2 për datat 31 dhjetor 2025 dhe 1 janar 2026

Të dashur miq, më 31 dhjetor 2025, Bunk’Art 2 do të jetë i hapur për vizitorët deri në orën 13:00.
Më 1 janar 2026 do të jemi të mbyllur, por ju mirëpresim sërish më 2 janar, sipas orarit tonë zyrtar.

Ju urojmë festa të gëzuara!

Ky muze nëntokësor, i ndërtuar dikur si bunker i Ministrisë së Brendshme, fton çdo vizitor të përjetojë historinë e Shqipërisë përmes objekteve autentike, dokumenteve origjinale dhe ekspozitave që tregojnë jetën nën një regjim të diktaturës.

Vizita në BUNK’ART 2 ofron një eksperiencë unike, ku rrëfimi historik takohet me ambientin e ruajtur të bunkerëve, duke sjellë një pasqyrë të plotë të periudhës së kontrollit dhe survejimit të shoqërisë shqiptare.