BUNK'GALERI

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, viziton muzeun e Bunk’Art 2

Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, vizitoi sot muzeun Bunk’Art 2 gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

Gjatë vizitës, ai u njoh me ekspozitat dhe ambientet e muzeut, të cilat pasqyrojnë periudhën e diktaturës në Shqipëri, rolin e strukturave të Sigurimit të Shtetit dhe mënyrat e kontrollit mbi jetën e përditshme.

I vendosur në zemër të kryeqytetit, Bunk’Art 2 është një nga destinacionet më të vizituara nga personalitete dhe turistë të huaj që kërkojnë të njihen nga afër me historinë e vendit.