BUNK'GALERI
Vizita e ish-ministrit Egjiptian të Turizmit dhe Antikitetit në Bunk’Art 2
Khaled El-Enany, ish-ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit dhe kandidat për drejtor të përgjithshëm të UNESCO-s, zhvilloi një vizitë në muzeun e Bunk’Art 2 në Tiranë.
Gjatë vizitës, z. El-Enany u njoh me historinë e periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, e prezantuar përmes dokumenteve, objekteve dhe dëshmive të mbledhura në muze. Kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore.
Bunk’Art 2 ofron një perspektivë të thelluar mbi jetën, sfidat dhe represionin gjatë asaj kohe, duke ruajtur kujtesën historike dhe duke dhënë një mesazh për brezat e ardhshëm. Ky muze përfaqëson një shembull të rëndësishëm të ruajtjes së trashëgimisë historike dhe rëndësisë së reflektimit mbi të kaluarën.

