BUNK'GALERI

Vizitë e Delegacionit të Lartë të Policisë së Kosovës në Bunk'Art 2

Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim një delegacion të lartë të Policisë së Kosovës, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel Gazmend Hoxhaj.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me historinë e strukturave të sigurisë në Shqipëri gjatë periudhës së regjimit totalitar, duke reflektuar mbi metodat e ndjekjes, survejimit dhe sfidat e së kaluarës.

Falënderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin dhe Policinë e Kosovës për interesimin e treguar në këtë pjesë të rëndësishme të historisë sonë.