BUNK'GALERI

Vizitë zyrtare në Bunk’Art 2 nga delegacioni brazilian i Gjykatës së Llogarive

 Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Bunk’Art 2 një delegacion të lartë nga Brazili, i drejtuar nga Z. Augusto Nardes, Ministër i Gjykatës së Llogarive të Brazilit, dhe Z. Jose Emanuel Monteiro, Këshilltar.

Vizita u zhvillua në prani dhe me shoqërimin e përfaqësuesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit:
– Znj. Arminda Bushi, Drejtoreshë e Departamentit të Auditimit
– Znj. Ermira Hoxha, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Delegacioni u njoh nga afër me ekspozitën e muzeut dhe të kaluarën historike të vendit tonë, i shoqëruar me një guidë profesionale në gjuhën angleze.

Falenderojmë KLSH për bashkëpunimin dhe interesin e treguar për të promovuar vlerat historike dhe kulturore të Shqipërisë.