Zona Kuqe

Shqipëria pas Çlirimit

Ndërtimi i “Shqipërisë së Re”

Qeveria e drejtuar nga Enver Hoxha, që në vitet e para të pasçlirimit u paraqiti shqiptarëve një projekt ambicioz për zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe shoqëror të vendit. Duke shfrytëzuar mobilizimin e masave, tipike për sistemet totalitare, ajo ndërmori një sërë projektesh për përmirësimin e infrastrukturës shqiptare duke përfshirë rrugët automobilistike dhe hekurudhat. Këto të fundit u ndërtuan për herë të parë në Shqipëri.


Regjimi i kushtoi rëndësi të veçantë arsimit duke synuar laicizmin e, më pas ateizmin e tij; eliminimin e analfabetizmit; masivizimin dhe ideologjizimin komunist të tij. E njëjta politikë u ndoq edhe për letërsinë dhe artin. Përfshirja e gruas në jetën politike, ekonomike e sociale, proces ky i filluar që gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, mbizotëroi politikën sociale të regjimit komunist. Procesi i emancipimit të gruas u shoqërua me shthurjen e strukturave tradicionale shoqërore, veçanërisht në Veri të vendit.


Në fushën ekonomike, regjimi u mbështet në centralizimin dhe planifikimin e saj, sipas modelit sovjetik. Rëndësi iu dha industrializimit, duke i mëshuar industrisë së rëndë dhe energjetikës. Politika bujqësore realizoi kolektivizimin e bujqësisë dhe, në vitet e fundit, edhe të blegtorisë. Shteti u përpoq të forconte sektorin shtetëror edhe në fushën e bujqësisë.


Në dekadat e para të qeverisjes së PPSh-së pati një zhvillim relativ të vendit në planin makro-ekonomik, por edhe në nivelin e përgjithshëm të jetesës së popullsisë. Më pas ekonomia kaloi një fazë stanjacioni, e cila degradoi në një krizë të thellë ekonomike. Përveç gabimeve në politikën ekonomike, kriza u shkaktua edhe nga izolimi i skajshëm ndërkombëtar i vendit