Dhoma e Shefit të Shtabit

Këto ambjente të përbërë nga paradhoma, dhoma e punës, dhoma e gjumit dhe banjo, janë të destinuara për Shefin e Shtabit te Përgjithshëm. Në rast lufte, këtu brenda duhet të zhvilloheshin mbledhjet operative më të fshehta. Kjo shpjegon edhe arsyen se pse ambjentet janë të mbrojtura përgjatë korridorit edhe me një portë tjetër hyrëse.