Dhoma e Enver Hoxhës

Dhoma e Enver HoxhësKomandanti suprem i forcave te armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978) ishte Enver Hoxha. Kështu, kjo zyrë ishte më e madhe dhe më luksoze nga të gjitha dhe shërbente për të dhe bashkëshorten e tij. Zyra është e përbërë nga një paradhomë në të cilën qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një banjo. Mobilimi është esencial edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti se të gjithë mjediset e tjera. Vetëm në këtë dhomë, në atë të dedikuar për kryeministrin dhe në atë të Kreut të shtabit, ishte vendosur moket.

Vetëm kjo dhomë ka mure të veshura në fibër (në atë kohë konsiderohej me vlerë të madhe).

Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë me 24 qershor 1978.