Muzeu i ndërlidhjes ushtarake
Një sllogan i regjimit komunist, por që edhe sot e kësaj dite, përdoret nga të gjithë ushtritë e botës është: “Pa ndërlidhje, nuk ka komandë dhe pa komandë, nuk ka fitore”. Një pjesë e bunkerit, që për arsye sekreti, edhe sot është e ndarë nga pjesa tjetër e tunelit, ishte e destinuar për impiantin e ndërlidhjes. Në këtë dhomë janë ekspozuar disa nga aparatet origjinale të përdorura në vite nga ushtria shqiptare. Ata që duken më modernë ishin instaluar në repartin e ndërlidhjes së këtij bunkeri të inauguruar nga
Enver Hoxha me 28 qershor të 1978.