Dhoma e Mehmet Shehut

Këto dhoma ishin të rezervuar në projektin fillestar të kryeministrit. Në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972 – 1978) kryeministër ishte Mehmet Shehu, që në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes edhe e kishte surpervizuar gjithë ndërtimin e strukturës.

Ky strehim, i përbërë nga paradhoma për sekretarin, dhoma pune, dhoma gjumi dhe banjo, është vendi i dytë më luksoz i gjithë strukturës; është e vogël vetëm pak metra në krahasim me atë të Enver Hoxhës. Ndërsa në dhomat e Enver Hoxhës muret janë të veshura me fibrën e shtrenjtë, muret në dhomat e Mehmet Shehut janë të veshur me dru.