BUNK'GALERI

Ambasadorja spanjolle me një grup fëmijësh vizitojnë Bunk’Art

Ambasadorja e Spanjës në vendin tonë Silvia Cortes së bashku me një grup fëmijësh vizituan ditën e sotme, 24 prill, Bunk’Art, bunkerin anti-bërthamor të kohës së diktaturës që është rihapur prej 9 prillit. Ndonëse një e dielë me reshje shiu, atmosfera në Bunk’Art ishte ndryshe gjatë vizitës nga Ambasadorja Cortes së bashku me rreth 30 fëmijë shqiptarë dhe punonjës të Qendrës “Bethany” ku këta fëmijë mësojnë gjuhën Italiane, Spanjolle dhe Angleze. Vogëlushët e moshës 5 deri 14 vjeç me Ambasadoren spanjolle vizituan çdo ambient të bunkerit të diktaturës të shndërruar në muzeum dhe pas çdo dhome pyesnin guidën për të shuar kuriozitetet e shumta rreth periudhës së komunizmit. Një tjetër ambient që tërhoqi vëmendjen e fëmijëve që për herë të parë shikonin Bunk'Art ishte dhe salla e Kuvendit, më e madhja brenda bunkerit, por dhe efektet zanore edhe instalacionet artistike të vendosura aty.